Saraqi dhe Stanaj bëhen bashkë për një…

By

Albert Stanaj ka disa ditë që po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë edhe pse erdhi për të performuar në festivalin tashmë të njohur ‘Sunny Hill’.

Përveç shoqërisë me shumë miq, Stanaj ishte dje në Zone Club bashkë me Capital T me të cilin u pa më së shumti bashkë këtyre ditëve.

Por, sot e pati radhën Seven Saraqi.

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, është parë sonte me Saraqin duke pirë bashkë në një lokal nate.

‘New Yorkers në qytetin e Prishtinës’, ka shkruar Seveni pasi postoi një foto me Albertin.

Mbase mund të ketë ndonjë bashëpunim nga dyshja në të ardhmen e afërt edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm