Sindi prej dy ditësh është më e përfolura në “Përputhen”.
Kjo shkaku i një shpërthimi të saj emocional ndaj disa konkurentëve por edhe opinionistit Arjan Konomi.
Pasi u shfaq me Atdheun dhe Elvisin, ajo i tha Muratit në program që është vetëm për të, deklaratë që nuk u besua e u kundërshtua me forcë edhe nga opinionisti.
View this post on Instagram
Në lidhje me këtë situatë, një mesazh e ka edhe Fatjoni.
I larguar prej rreth tre muajsh nga programi, ai duket se mbetet në rrjedha mjaftueshëm sa për ta porositur Muratin që të qëndrojë larg Sindit.
“Abi mos bjer në grackën e kësaj se more fund” – shprehet Fatjoni.
Në një tjetër postim, duke mbuluar fytyrën e Sindit, ish-konkurenti është shprehur se do ta thyejë telefonin, duke lënë të kuptohet se ‘fajtore’ për të është po Sindi. /Prive.al