Sopranoja e famshme kosovare rikthehet, Flaka Goranci performon në Prishtinë

By

Nga Sallat e Operas së Hamburgut e Vienës, sopranoja e njohur kosovare Flaka Goranci po rikthehet në Prishtinë.

Goranci e cila për vjet me radhë ishte pjesë e kastës së operistëve të njohur botërorë, do ta mrekullojë me zërin e saj kryeqytetin e shtetit prej nga vjen.

Sopranoja e njohur vjen në Kosovë për të performuar me datën 8-të Tetor, derisa për interpretimin e saj është rezervuar Amfiteatri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Ajo do të interpretojë nën tingujt e pianos që luhen nga pianistja Pranvera Hoxha. /Prive.al

Image result for flaka goranci sopranoja

Artikuj të ngjashëm