“Fenty Beauty” marka e Rihannës e cila po bën xhiron e botës me produktet e kozmetikës, zgjon interesim të madh edhe në llogarinë e tyre në Instagram.
Profili i tyre numëron afro 10 milionë ndjekës të interesuar mbi prurjet dhe efektet e produkteve të tyre.
Së fundmi, kjo ka shpërndarë një imazh të modeles kosovare Nita Krasniqi e cila është grimuar nga Sellma me produktet e Rihanës.
Përmes fotografisë, ata kanë treguar efektet e “Fenty Beauty by Rihanna”.
Në anën tjetër, Nita është edhe prezantuese në Klan Kosova./Prive.al