Pasi mbylli Instagramin, ja në çfarë foto po fokusohet Ariana

By

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana befasoi kur papritmas u ‘zhduk’ nga rrjeti social Instagram, në të cilin me theks të veçantë muajve të fundit u shndërrua në pikë reference për shumë femra që përcillnin stilin e jetesën e saj.

Nuk u kuptua saktë se a e fshiu me qëllim apo bëhet fjalë për ndonjë deaktivizim tjetër  por Ariana nuk është ndarë plotësisht nga bota e rrjeteve sociale.

Kjo për faktin se Fejzullahu vazhdon akoma të mbajë aktive llogarinë e saj në Snapchat.

Megjithatë, shumicën dërrmuese të postimeve tashmë nuk kanë në qendër vetë Arianën por diçka tjetër – ushqimet.

Kuzhina si pasion i Arianës pashmangshëm po ekspozohet në këtë rrjet social ku mes tjerash po zbulohet talenti edhe në përgatitjen e ushqimeve tradicionale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm