“Sansa” e Game of Thrones shtatzënë!

By

Sophie Turner dhe Joe Jonas janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Një burim i tha Just Jared, i cili raportoi për herë të parë këtë lajm, se çifti po i mban gjërat të fshehta, por “miqtë dhe familja janë shumë të lumtur për ta”.

Turner, 23 vjeçare dhe Jonas, 30 vjeçar, u martuan në një ceremoni të befasishme në Las Vegas në maj të vitit 2019 pas Billboard Music Awards.

Këngëtari dhe aktorja e  “Game of Thrones” patën një ceremoni të dytë në Château de Tourreau në Sarrians, Francë, gjatë verës. Dyshja u përfolën se filluan për herë të parë takimin në vitin 2016.

Artikuj të ngjashëm