Fama të sjell shpesh edhe komente të cilat mund të mos të të pëlqejnë por duket se me kohën, kjo situatë të bën imune.
E tillë është edhe për Dafina Zeqirin e cila në Tëitter ka pranuar një cicërimë nga një ndjekës i cili i thotë që këngëtarja është duke u ‘këputur për famë ndërkombëtare’ por nuk po i ecë.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e këngëtares e cila i ka kërkuar djalit në fjalë që ta shtyejë pak.
Debatin e nxehtë por me doza humori, Dafina e ka shpërndarë më pas edhe në llogaritë e saj në tjera rrjete. /Prive.al/