Familja Sahatçiu feston ditëlindjen e djalit

By

Dita e sotme është e veçantë për familjen Sahatçiu – Ora. Djali i vetëm Doni, mbush plot 18 vite jetë.

Ylli botëror Rita Ora përmes një postimi në Instagram ka uruar vëllaun duke u shprehur se nuk mund të imagjinojë jetën pa të.

Edhe motra e Ritës, Elena i ka kushtuar një shkrim Donit në Instagram teksa e gjithë familja janë mbledhur pasdite në një prej restoranteve më të mira aziatike në Londër.

Se vëllau vlen jashtë mase në jetën e saj, Rita e ka treguar shpeshherë në intervista të saj prandaj me gjithë angazhimet e shumta, nuk kishte se si të mungonte në ditëlindjen e 18-të të tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm