‘Jo gjithçka shkoi siç duhej’, Mërgimja rrëfehet pasi u bë nënë për herë të dytë

By

Mërgimja dhe Xhemi janë ndër çiftet më të popullarizuara në rrjete sociale.

Ata, profilin e tyre e ndërtuan ndër të parët, duke bërë që sot realiteti i tyre të ndiqet prej qindra mijëra njerëzve.

Së fundmi, ata u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit Zayn Malik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MËRGIME (@mr.mrs.aliu)

Në periudhën e rikuperimit për Mërgimen, ajo ka vendosur të ndajë detaje me ndjekësit në rrjete sociale.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo ka treguar se jo gjithçka ka shkuar siç duhet përgjatë lindjes por fatmirësisht tashmë është mirë.

‘Unë do të lajmërohen tek ju sa më shpejt dhe gjithashtu do t’iu jap një raport lindjeje. Fatkeqësisht, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej gjatë lindjes por hej, gjëra të tilla na janë bërë normale. Nuk do të ishte normale nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë. Kaq tipike për ne. Pavarësisht gjithçkaje do të doja të kisha më shumë fëmijë sepse ti harron gjithçka sapo ke gjënë më të bukur në krah’, është shprehur ajo përmes një postimi në Instagram.

Kujtojmë se çifti patën folur publikisht për karvanin e peripecive dhe dhimbjes që patën me humbjen e djalit të tyre të parë nga lindja e parakohshme.

Në një intervistë për Prive, atëbotë çifti patën fajësuar neglizhencën e mjekëve duke u shprehur se në shtete të zhvilluara si Zvicra, nuk janë gjërat siç duken në aspektin e sistemit shëndetësor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm