Gjykata Supreme në Amerikë ka aprovuar sot ligjin për martesat e të njëjtës gjini përtej oqeanit. Nga sot në të gjitha vendet e SHBA ky komunitet do të mund të martohet legalisht.
Ky lajm është duartrokitur nga shumë yje botërore por nuk kanë lënë pa reaguar as ato vendore.
Evi Reçi në llogarinë e saj në instagram ka publikuar një fotografi të Shtëpisë së Bardhë me ngjyrat e këtij komuniteti.
Ky postim u bë si pëlqim ndaj vendit të këtij institucioni për LGBT në Amerikë./Prive.al