‘Gjurmët’ rikthehen me dy koncerte

By

Emisioni NIN sonte iu kushtua një ndër grupeve që ka shkruar historinë në diskografinë shqiptare të viteve të 80-ta, Gjurmët.

Anëtarët e grupit ekskluzivisht në ekranin e Klan Kosovës folën për rikthimin e tyre pas gati tre dekadave.

Dy koncerte të ‘Gjurmët and friends’, njëri në Tiranë me 29 Dhjetor e tjetri në Prishtinë në përvjetorin e Pavarësisë do shënojnë bashkimin e grupit shumë të dashur nga publiku.

Ndryshe, koncerti që do mbahet në Tiranë do të transmetohet në Klan Kosova në kuadër të programit festiv të Vitit të Ri. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm