Eva Longoria në kopertinën e revistës, për herë të parë prezanton të birin simpatik

By

Santiago Enrique, djali i i vetëm i aktores Eva Longoria, ka debutuar në kopertinën e një reviste dhe kur e mendojmë, ai është vetëm 6-të javësh!

Santiago bashkë me nënën e tij, kanë pozuar në numrin e fundit të revistës HOLA! USA, e cila do të lansohet me 10-të Gusht.

“Ja ku është ai. Santiago Enrique Baston po e përshëndet tërë botën”, ka shkruar Longoria në Instagram, duke iu referuar gjestit që ka bërë me dorë i biri i saj.

“Është magjike. Po ndjehem sikur kam tërë jetën që e njoh”, ka shkruar aktorja 43 vjeçare për djalin e saj.

Intervista në revistën Hola, përfshin detaje rreth asaj se si Longoria dhe bashkëshorti i saj Jose Pepe Baston, zgjodhën emrin për të birin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm