Dua Lipa gati për koncertin në Kosovë, biletat dalin në shitje që tani

By

Festivali “Sunny Hill”, tashmë është bërë tradicional në Kosovë.

Nën organizimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit, festivali solli fytyra të njohura botërore në vendin tonë, për të performuar para qindra njerëzve që mblidhen për çdo vit në parkun e Gërmisë.

Image result for dua lipa sunny hill

E edhe këtë vit, festivali nuk do të mungojë.

Madje është vet Dua Lipa ajo që sapo e konfirmoi, duke publikuar në Instagramin e saj njoftimin, se biletat për “Sunny Hill” në Kosovë, tashmë janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë, ndonëse ende nuk është bërë i ditur programi i artistëve që performojnë këtë vit.

Ndërsa vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm