“Është shumë e vështirë”, Kylie Jenner thotë se po lufton pas lindjes

By

Kylie Jenner pranoi se “paslindja nuk ka qenë e lehtë”. Vetëm gjashtë javë pasi lindi fëmiun e saj të dytë me Travis Scott Kylie Jenner foli për herë të parë.

“Është shumë e vështirë”, filloi 24-vjeçarja në një seri videosh të postuara në Instagram Stories.

“Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”.

Jenner mirëpriti fëmijën e saj të parë me Scott, vajzën Stormi, në shkurt të vitit 2018 pas një shtatzënie shumë të fshehtë.

Ajo më pas lindi djalin e saj, Wolf, katër vjet më vonë, më 2 shkurt 2022.

Ylli tha se këtë herë pas lindjes ka qenë e vështirë për të “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”.

Jenner tha se vendosi të flasë për të inkurajuar nënat e tjera.

Ajo tha se donte të fliste për vështirësitë e saj, sepse ajo e kupton se si nënat e tjera mund të hynin në internet dhe të ndjenin “presion” për t’u kthyer në jetën e tyre normale.

“Nuk ka qenë e lehtë as për mua,” përsëriti ajo. “Ka qenë e vështirë, dhe unë thjesht doja ta them këtë”.

Kylie tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo “krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm”.

“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer, jo vetëm fizikisht, mendërisht pas lindjes,” shtoi ajo.

Ylli i “Kardashians” e mbylli mesazhin e saj emocionues duke thënë: “Është në rregull të mos jesh mirë”.

Artikuj të ngjashëm