“Boom” shikimesh: Intervista e Noizyt në NIN “thyen” rrjetin

By

Lideri i OTR, Noizy sonte ishte në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova.

Në NIN me Alaudin Hamitin, ai foli si asnjëherë tjetër, për shumë gjëra.

Nga fëmijëria e vështirë tek jeta në Londër, raportet me kolegë e ish-miq, Noizy erdhi si asnjëherë tjetër në episodin e parë të NIN për sezonin e ri.

E intervista, siç edhe pritej, ka thyer rrjetin.

Më shumë se 10,200 persona e kanë ndjekur atë vetëm në Youtube, dhe një shifër e ngjashme është reflektuar edhe në Facebook duke bërë që krahas audiencës maksimale në ekran, mbi 20,000 veta të përfshihen në platformat online.

NIN, një prej emisioneve më të ndjekura në vend, që nisi sezonin e ri, me ritëm të njëjtë do vazhdojë edhe në muajt vijues.

Falemnderit që na ndiqni! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm