A është kjo arsyeja e vërtetë e ‘zhdukjes’ së Kryetarit Ahmeti?

By

Ka mbi dy javë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zhdukur nga paraqitjet publike duke bërë që të ngriten shumë hipoteza.

‘Pa gjurmë’ nga 20 Marsi, Ahmeti është bërë objekt i komentimit në portale mbi shkaqet që e kanë larguar nga puna e përditshme në Komunë dhe paraqitjet mediale.

Me datë 25 Mars u raportua se ai është jashtë vendit për disa kontrolle, nga të cilat nuk është kthyer as sot, me datë 4 Prill.

Raportimet në portale nuk specifikojnë problemin shëndetësor me të cilin ballafaqohet kryetari i Prishtinës dhe shpesh po janë edhe kontradiktore.

Por çka mund ta ketë dërguar jashtë vendit Shpend Ahmetin?

Burime të Prive kanë treguar se kjo zhdukje e kryetarit mund të lidhet me një synim që ai ia ka vënë vetes tash e një kohë – dobësimin.

Shpend Ahmeti, në imazhin e tij si politikan i ri e liberal, duket ta ketë pasur problem peshën e tepërt, të shtuar viteve të fundit dhe si rrjedhojë, ka qenë në vazhdimësi në konsulta shëndetësore për intervenim në lukth (gastric by-pass) ashtu siç kanë bërë shumë fytyra publike e politikanë, nga Presidenti Ilir Meta e deri tek e fundit, Big Mama.

Nuk dihet sigurt nëse kjo mungesë dy javore lidhet me një intervenim të tillë, por kjo do kuptohet shpejt, kur kryetari të kthehet në Prishtinë (në gjendje të njejtë, apo dukshëm me më pak kilogramë).

Tashmë kur po shënon kapitullin e ri në politikë pas daljes nga Vetëvendosje, një hap si ky do ishte në momentin e duhur për dy arsye, shëndetin e tij me rënien e nevojshme në peshë dhe fizikun, shpesh të vënë në diskutim mbi pretekstin se nuk përkonte me atë të një politikani të ri, energjik e punëtor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm