Se Ermali është një tip romantik dhe aspak dorështrënguar, këtë e kemi kuptuar prej kohësh.
Këngëtari i njohur e ka dëshmuar se di të befasojë me super dhurata personin e zemrës, Arianën.
Kur e themi këtë kemi parasysh veturat e tipeve të reja, çantat dhe aksesorët e tjerë që janë “pika të dobëta” të femrave.
E Ermali ka qëlluar sërish në shenjë së fundmi.
Këngëtari i njohur ka vendosur të surprizojë bashkëshorten e tij me një orë nga brandi “Rolex”.
Vlera e kësaj ore të llojit “datejust” që është ëndrra e pothuajse çdo femre, tejkalon shifrën e 10,000 eurove.
Lum Ariana! /Prive.al