Ermali dhe Ami takohen me një personalitet të njohur në botë (FOTO)

By

Prezantuesi i njohur shqiptar, njëkohësisht edhe regjisor, Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Ami, janë takuar me një personalitet të njohur në botë.

Çifti kanë pozuar me super-modelen me nofkën Golden Barbie, e cila numëron më shumë se 3.6 milionë ndjekës në Instagram.

Ky takim ndodhi në Paris ndërkaq fotografinë e realizoi shqiptari Ludo Lee.

“Dhe sigurisht unë jam më i bukuri në këtë foto”, ka shkruar Mamaqi me shaka.

Ndryshe, nëse nuk e dini, Ermali ka nisur punën si regjisor pas suksesit të filmit “Dy gishtë mjaltë” me protagonist kryesore Elvana Gjatë.

“I Love Tropoja” është filmi i ardhshëm i cili pritet të dalë së shpejti në kinema, drejtuar nga Mamaqi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm