’28 nëntori’ natyrisht se do të mbahet mend gjatë edhe më tepër jo vetëm për rëndësinë e festës por edhe për numrin e madh të organizimeve që janë bërë për nder të kësaj feste.
E ndër këngëtarët më të kërkuar për të performuar ka qenë Ermal Fejzullahu i cili ka rënë dakord që të mbajë dy performanca gjatë mbrëmjes së kaluar.
Ai e nisi në qytetin e Vushtrrisë ku u pa të performonte deri në ora 12 për të vazhduar në Gjilan pas orës 12.
Nuk është hera e parë që një artist shqiptar mban dy performanca gjatë një mbrëmjeje por një gjë të tillë natyrisht se mund ta bëjnë vetëm artistët më të kërkuar. /Prive.al/