Çfarë planifikuan të bëjnë Motrat Mustafa gjatë emisionit NIN?! (VIDEO)

By

Se talenti në muzikë është dhunti që të falë zoti më së miri na vërtetojnë këngëtaret Motrat Mustafa.

6 nga 8 vajzat e familjes mirren aktivisht me muzikë dhe janë mjaft të suksesshme në këtë profesion.

Mbrëmja e kaluar në Klan Kosova shënoi disa emisione festive të cilat u përmbyllën në mbrëmje me emisionin NIN me Alaudin Hamitin ku si të ftuara ishin pikërisht Motrat Mustafa.

Ato kënduan disa nga potpuritë më të mira të tyre dhuke dhuruar një program mjaft të bukur për nder të festës së flamurit.

Por anash nuk u lanë as në intervistë ku folën për projektet dhe dhanë detaje mjaft interesante nga jeta e tyre.

Mes tjerash  ato treguan se planifikuan që t’i bëjnë një kamerë të fshehur moderatorit Alaudin Hamiti si për ti kthyer në të njejtën mënyrë kamerën e fsheur të Prive-s gjatë vitit të kaluar.

E se çfarë planifikuan që të bëjnë më gjërësisht tregojnë vetë Motrat Mustafa në intervistën e mëposhtme nga minuta 30:00. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm