Ermal Fejzullahu jep sqarim për kolegët e tij artistë dhe fansat

By

Një deklaratë që Ermal Fejzullahu bëri për reagimin e artistëve lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur klubet dhe për të ndaluar muzikën pas orës 20:00, ka shkaktuar debate të ashpra.

“Përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, deklaroi Fejzullahu në një intervistë televizive.

Por pas gjithë zhurmës mediatike që nxiti kjo deklaratë e tij, artisti e pa të arsyeshme të jepte një sqarim, në mënyrë që emri i tij të mos përgënjeshtrohej në tituj mediash.

“Një intervistë e imja e fundit tek Ora Verore është keqinterpretuar në mënyrë të paskrupullt nga ata që pak kuptojnë nga arti dhe kultura dhe aq më pak nga humanizmi. Dua të them dhe të përsëris se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë dhe atë shumë më shumë. Të krahasosh të hyrat financiare të këngëtarëve dhe punëtorëve nga fusha e gastronomisë dhe atyre nga prodhimi përshembull është të paktën jo e sinqertë”, shkruan ai ndër të tjerash.

Më poshtë postimi i plotë i artistit. /Prive.al

View this post on Instagram

Sqarim !

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Artikuj të ngjashëm