Që prej ‘shpërthimit’ në nivel internacional me ‘Bonbon’, Era Istrefi ka qëndruar çdo herë e më pak në trojet shqiptare.
E kemi parë në Zvicër, Gjermani e Londër duke punuar me producentët më me nam në projektet e reja teksa kaloi ditë edhe përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse tash e tutje ka barrën më të madhe si artiste e nivelit ndërkombëtar, kjo s’do thotë që medoemos, Era Istrefi të mos ketë disa ditë pushime.
Pak nga këto ditë që këngëtarja i ka rezervuar së fundmi ajo ka vendosur t’i kaloj në Prishtinë pranë familjes së saj.
Për t’u ç’mallur me rrethin, Era Istrefi po qëndron në kryeqytet teksa mësohet se shumë shpejt ajo do marrë rrugën sërish përtej trojeve shqiptare.
Besojmë që numërimi prapa ka filluar dhe momenti i një tjetër krijimi muzikor pas ‘Bonbon’ po afrohet. E presim! /PRIVE.AL/