Në ditëlindjen e 24-të Era Istrefit, Nora ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar.
Ajo postoi një foto të Erës e shoqëruar nga Will Smith – artistin me të cilin bashkëpunoi për këngën e botërorit, duke shkruar në anglisht: ‘Urime ditëlindja motër. Ylli im. Të dua shumë’.
Por, Nora nuk e la me kaq, ajo i komentoi edhe Erës nën foton të cilën kjo e fundit e postoi për t’i falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe për ta uruar ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
‘Princesha ime’, ishte njëra prej fjalëve që Nora i shkroi Erës./Prive.al