Ka kaluar kohë e konsiderueshme që nga ndarja e tyre, por këngëtari Shpat Kasapi ka ende diçka për të thënë për ish të dashurën e tij, modelen Afërdita Dreshaj.
Dreshaj e cila ka bërë të ditur datën e martesës me të fejuarin Jakub Kindl, është përmendur nga Shpat Kasapi në një koment drejtuar Ermal Mamaqit në Instagram.
Këtë javë ai si të ftuar do e ketë shoqen e ngushtë të Afërditës, Xhesika Berberin, e në kërkesën e moderatorit Mamaqi karshi ndjekësve të tij për t’i bërë pyetje asaj, ndër komentuesit ka qenë edhe Kasapi.
“Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, ka qenë pyetja e Shpatit drejtuar Xhesikës.
Se a do t’ia bëjë Ermali këtë pyetje Xhesikës, mbetet të shihet të Shtunën!