Që kur pati dasmën e së motrës, Marinës, Luana Vjollca s’u bë e gjallë.
Këngëtarja ia ka mbathur larg nga bota, duke iu bashkuar çiftit Marina e Getoar në muajin e mjaltit në Jamaica të Shteteve të Bashkuara.
Ndonëse në një vend si ky nuk shkohet vet, Luana ende nuk e bëri publike se me kë po shoqërohet, e deri më tash ka pasur thashetheme se ajo është në një lidhje me kosovarin Krenar Çoçaj.
Ata kanë thuajse dy javë që kanë shkuar në Jamaica, dhe janë munduar në masë të madhe që t’i mbajnë private pushimet atje, duke publikuar minimalisht fotografi.
Por Luana s’është duruar shumë dhe ka postuar një imazh të sajin në një plazh të Jamaicas, duke shijuart një koktej në rrezet e diellit. /Prive.al