Vin Diesel akuzohet për sulm seksual

By

Ish-asistentja personale e aktorit amerikan, Vin Diesel ka paditur atë, duke e akuzuar për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Fast Five” në vitin 2010.

Avokati i aktorit, tha se klienti i tij “e mohon këtë pretendim në tërësi”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi atë në një mur ndërsa ai kryente akt seksual me veten e tij.

Ajo po ashtu pretendon se kompania e tij e pushoi atë nga puna disa orë pas sulmit të supozuar.

Jonasson ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit.

Artikuj të ngjashëm