Enca shfaqet e pagrimuar, kështu duket ajo (FOTO)

By

Rrallë herë jemi mësuar t’i shohim këngëtaret pa mbulesën e grimit në fytyrat e tyre.

Vetulla të rregulluara, qerpikë fals e shumë pudër në fytyrë, janë kryesisht imazhet që marrim nga përditshmëria e tyre.

Kjo nganjëherë na e krijon një imazh fals nga ajo se si këto fytyra publike duken në të vërtetë, kur nuk do i kenë kushtuar aspak rëndësi pamjes së tyre.

Ama këngëtarja Enca Haxhia, ka vendosur që para fansave të saj të japë një tjetër imazh të vetes.

Në një fotografi që ajo ka publikuar në Instagram, është paraqitur shumë e thjeshtë dhe e pagrimuar, duke thënë se është gati për plazh.

Po ashtu, në këtë fotografi ajo duket mjaft në formë, ndonëse merr kritika shpesh nga ndjekësit e faqet rozë për mos-kujdes ndaj trupit.

Artikuj të ngjashëm