Enca po ripërpunon një prej hiteve të saj në zhanrin reggae

By

‘Dua’ është një prej projekteve më të suksesshme të Encës.

Kënga solo,bëri shumë bujë dhe u dëgjua gjithandej.

Krahas ritmit muzikor e tematikës së tradhëtisë që trajton, ky projekt mbahet mend edhe për skenat e nxehta.

Por, nëse keni menduar se cdo gjë nga ky projekt është konsumuar me kohën, gaboheni!

Kjo këngë do të vijë në versionin reggae shumë shpejt!

Ka qenë vetë Enca ajo që ka zbuluar lajmin duke i pyetur fansat përmes një postimi se a janë gati të dëgjojnë këtë projekt të ripërpunuar të premten.

Mbetet të shihet në pak ditë se si do të tingëllojë ‘Dua’ në një zhanër komplet të ri. Ne jemi shumë kuriozë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm