Emina Çunmulaj feston sot ditëlindjen, ja disa fakte që nuk i dinit për modelen

By

Ajo nuk gëzon vetëm statusin e supermodeles shqiptare me famë botërore, apo si nënë e lumtur e dy vajzave të mitura e bashkëshorte e një prej miliarderëve të njohur si Sam Nazarian. Ajo na ka treguar shpesh përmes veprash konkrete dhe publike, se përveç plotësimit shpirtëror, Emina Çunmulaj ka edhe një zemër të madhe.

Shpesh si pjesë e projekteve humanitare të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ajo ka kontribuar e mbi të gjitha kë bërë thirrje për sensibilizim. Vetëm vitin e kaluar ajo mblodhi mbi 30 mijë dollarë. Modelja e njohur është bërë palë me nismat humanitarë të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”,  që në fokus të tyre kanë ndihmën financiare për raste emergjente sëmundjesh, varfëri, e donacione të natyrave të tjera.

Related image

Sot është një ditë feste në familjen Nazarian, sepse Emina po feston ditëlindjen e 35-të.

E mendoja moshën si dicka të frikshme, dhe po shpesh bëj shaka se po plakëm mirëpo un ndihem shumë e bekuarme gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe po vazhdon të më japë. – Shkroi modelja në një postim të sajin në Instagram.

Mirëpo sot tek ajo feston ditëlindjen, Prive ka mbledhur disa fakte për jetën e saj që të njohim ende më mirë modelen.

Kur ajo takoi tani bashkëshortin e saj Sam Nazarian ai i kishte thënë se ajo “mban era djath”. Këtë e kishte thënë në Xing me Ermalin.

Në horoskop ajo është shenja e virgjëreshës.

Emina lindi në Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amërikës, vajzë e dy prindërve shqiptarë nga Podgorica, Mal i Zi.

Ajo u zhvendos në Mal të Zi në moshën katër vjeçare në vitin 1988. Ajo tani flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, malazeze dhe angleze.

Ajo u zbulua nga Elite Model Management pasi u bë gjysmëfinaliste në konkursin Elite Model Look Jugosllavi 2001 dhe fitoi konkursin Elite Model Look 2001.

Në të njëjtin vit, ajo nënshkroi një kontratë me Elite. Ajo banoi në Mal të Zi deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara.

E famshme për kopertinat e saj për Elle-Germany, Marie Claire-Italy, Vogue-Mexico, dhe Harper’s Bazaar-UK, po ashtu në punën për fushatat e saj reklamuese për Basler dhe Dolce & Gabbana, si dhe si dhe pasarelat për disenjatorë si Alberta Ferretti, Stella McCartney dhe Alexander McQueen.

Urime ditëlindjen Emina! /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm