Dasma përrallore e biznesmenit shqiptar mbledhë VIP-at në Amerikë (VIDEO)

By

Një festë e madhe mblodhi emra të skenës mbrëmjen që lamë pas në Nju-Jork.

Atje kurorëzoi dashurinë sipërmarrësi shqiptar, Lionel Dreshaj, i njohur për bizneset e tij në fushën e telekomunikacionit.

Në një event përrallor me mbi 800 të ftuar, dasma e Lionelit dhe Seidës sipas traditave shqiptare do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit.

Mes yjeve që performuan ishin Labinot Tahiri, Yllka Kuqi dhe Threedots.

Këtë herë, pas një periudhe të konsiderueshme, dyshes ua bashkëngjit Flori Mumajesi i cili performoi hitet e tij për çiftin.

Një pjesë shumë të mirë të atmosferës e kanë ndarë në rrjete sociale Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti, të dy të ftuar bashkë edhe me bashkëshorten e Dinit, Yllkën.

No description available.

Ngjyra e zezë ka qenë e zgjedhura për veshjet e prezantuesve ku sigurisht për fustanet e Libertës dhe Yllkës është përkujdesur Valdrin Sahiti.

No description available.

Për të pasur një pjesë nga shija fantastike e këtij eventi, videot në vijim tregojnë pak nga dasma luksoze me super atmosferë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm