Emily Ratajkowski zbulon seksualitetin e saj?

By

Pak javë më parë, Emily Ratajkowski ishte në kopertinën e të gjitha tabloideve kur u zbulua se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, kishin vendosur të divorcoheshin. Por, vetëm pak ditë më parë, u përfol se Ratajkowski mund të ketë lëvizur shpejt dhe mund të jetë në lidhje me superyllin e Hollivudit, Brad Pitt.

Megjithatë, modelja ka habitur botën me postimin e saj më të fundit në TikTok, në të cilin tregon se është biseksuale.

Më 11 tetor, që ishte zyrtarisht “Dita Ndërkombëtare e daljes hapur”, në rrjetet sociale qarkulluan shumë video të njerëzve që tregonin me krenari orientimin e tyre seksual, por ishte një video që u veçua nga pjesa tjetër.

Pasi aktorja Shay Mitchell, e njohur për rolin e saj si Emily në ‘Pretty Little Liars’, la të kuptohej në mënyrë krijuese se ishte biseksuale, të njëjtën gjë vendosi të bënte edhe Emily Ratajkowski. Në videon e Mitchell, ajo thotë: “A identifikoheni si biseksuale apo a keni një divan të gjelbër kadife?” Aktorja i përgjigjet pyetjes së saj duke treguar divanin e saj të gjelbër dhe duke u ulur mbi të me një buzëqeshje në fytyrë.

Ratajkowski ka bërë një version pak të ripërpunuar. Në versionin e modeles, ajo luan së pari videon e Mitchell-it dhe pasi të përfundojë, ajo zbulon fytyrën e saj me një buzëqeshje dhe më pas e rrotullon kamerën përreth për të zbuluar divanin e saj të gjelbër. Gjithçka duket se tregon se qëllimi i Emily ishte të zbulonte biseksualitetin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm