Cilin yll botëror e takoi Capital T?!

By

Reperi i Authentic Entertainment, Capital T kohëve të fundit është parë vazhdimisht në lëvizje teksa koncertet ku flitet shqip nuk kanë qenë gjithmonë arsyeja kryesore.

E në udhëtimet e shpeshta në aeroporte, ato që pasojnë janë takimet e shpeshta me emra të njohur e kolegë.

Por, reperi Capital T nuk ka takuar ndonjë artist shqiptar por një të huaj.

Fjala është për amerikanin Ryan Leslie i cili njihet për hitet e mëdha ndër vite si ‘Me&U’, ‘Addiction’ e ‘Diamond girl’

Takimin në aeroport, Kapo nuk e ka kaluar pa një fotografi të shkrepur me artistin e nominuar për çmimin Grammy i cili në bazë të përshkrimit rezulton të jetë një prej të preferuarve të Trimit. Një kujtim vërtetë i bukur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm