Rolin e Michael Jacksonit do ta luajë nipi i tij

By

Jafaar Jackson, nipi i Michael Jacksonit, do ta luajë rolin e xhaxhait të tij në filmin biografik Michael, shkruan revista Rolling Stone.

Ky film do të jetë nën regjinë e Antoine Fuquasë, e i cili do t’i eksplorojë të gjitha aspektet e jetës së pop ikonës, “përfshirë edhe performancat e tij më ikonike që e bënë të bëhej zbavitësi më i madh i të gjitha kohërave, sipas përshkrimit të studios.

Ky film e ka marrë aminin e pronësisë së Michael Jacksonit, dhe është e paqartë nëse në këtë film do të përfshihen edhe supozimit për abuzim seksual me fëmijë.

Filmi në fjalë do të jetë i pari madhor për Jafaarin, i cili është djali i vëllait të Jacksonit, Jermainet.

Artikuj të ngjashëm