‘Forever is Over’ u publikua në Qershor mirëpo këngëtarja Elvana Gjata edhe tani pas dy muajsh po shijon frytet e këngës së saj të parë në gjuhën angleze.
Gati dy vite prej momentit kur i ndërpreu koncertet, ajo është rikthyer në skenë – por jo në atë shqiptare!
Këngëtarja sot ka performuar në turin veror të radios NRJ në Francë e cila spostohet nga një vend në tjetrin me artistët që i siguron për koncerte mesatare pranë plazheve.
Një foto të Elvanës nga kjo eksperiencë e ka ndarë me ndjekësit vetë NRJ Radio e cila ka shprehur kënaqësinë që këngëtarja e njohur bën debutimin në skenë me këngën e punuar nga David Guetta pikërisht në organizimet e tyre.
Krahas Gjatës, në këtë tur veror bëjnë pjesë artistë si Boosteee, Makassy, Kamaleon, Nassi, Nemo Schiffman, Tydiaz, Lisandro Cuxi.
Më poshtë fotografitë. /Prive.al/