Pritëm e pritëm për të premten për ta parë klipin e Elvana Gjatës, por pritja paska qenë e kotë.
Kjo pasi që këngëtarja vendosi që këngën e re “Off Guard” me reperin amerikan Ty Dolla, të mos e bëjë të disponueshëm edhe për kosovarët.
Nëse klikon në kanalin e saj në Vevo Youtube, s’mund të kesh qasje në këngë dhe automatikisht të shfaqet ai mesazhi i famshëm.
“Ngarkuesi nuk e ka bërë të shfaqshme këtë video në shtetin tënd”, është mesazhi që merr me të klikuar në videon e Elvana Gjatës. /Prive.al