Ky është prezantimi i Shpat Dedës në “Festivalin e Këngës”

By

Me një njoftim zyrtar në Instagram, “Festivali i Këngës” në RTSH kanë prezantuar edhe Shpat Dedën.

Ai do të marrë pjesë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”, me tekst dhe kompozim nga Deda dhe orkestrim të Visar Kuçit.

“Shpati ka lindur në Prishtinë më 07 Qershor 1985.

Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në 2008.

Prej atij viti ka vazhduar me publikimin e 3 Albumeve në të cilët është vetë Kantautor dhe ndërkohë është marrë dhe me produksione kinematografike nga ku është vlerësuar dhe me BAFTA më 2017.

Shpati ka mbaruar Fakultetin për Marketing si dhe Master MBA dhe është profesionist në fushën e menaxhimit dhe komunikimit.

Muzika është pasioni i jetës!

FEST 62 i uron që ky pasion mos t’i shterret dhe të shndërrisë lart e më lart!”, shkruhet ndër të tjerash në njoftimin zyrtar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm