Me një ekip valltarët të koreografit Albi Nako, Elvana Gjata u ngjit në skenën e SUnny Hill për të performuar pak para se në atë skenë të ngjitej Miley Cyrus.
Organizatorët e festivalit kishin rezervuar periudhën rreth mesnatës për Gjatën, e cila performoi hitet e saj më të mëdha si “Kuq e zi”, “Lejla”, “Tavolina e Mërzisë” dhe atë të fundit me Capital T “Fustani”, e sigurisht edhe këngën “Mike”.
Këngëtarja në skenë kishte zgjedhur të vishte një “body suit” me shkëlqim, të punuar nga Valdrin Sahiti, ndërsa në ekipin e saj bënte pjesë edhe Kaci Lleshi që ishte kujdesur për flokët e këngëtares.
Publiku që di cdo këngë të sajën, ka interpretuar çdo varg të këngëve të Gjatës, ndërsa pjesa e mbrëmjes kur performoi Elvana, u shoqërua edhe me shumë aksion në skenë, meqë pati shumë pika vallëzimi. /Prive.al