Këtë të Premte përmbyllet edicioni i dytë i ‘The Voice Kids’.
Spektakli që erdhi pas disa vitesh i freskuar me fokus tek fëmijët po përmbyll një cikël të suksesshëm e me goxha audiencë.
E duket se për të qenë qershia mbi tortë, mysafirja e menduar për performancë do jetë Elvana Gjata.
Siç është bërë e ditur paraprakisht, Elvana do ngjitet në skenë në mbrëmjen e finales dhe këtë e ka paralajmëruar vetë përmes një postimi ku duket të jetë e emocionuar për performancën.
Numërimi prapa ka filluar. /Prive.al