Ekskluzive: Wazzup interviston Willy Monfret (Video)

By

Emisioni Wazzup në Klan Kosova sot ka transmetuar një material ekskluziv për Dj dhe modelin me famë botërore Willy Monfret.

Monfret është një ndër meshkujt më të kërkuar nga femrat për shkak të aparencës së tij. Fama e tij u rrit akoma dhe më shumë kur ai u paraqit në klipin e këngëtares Nicki Minaj.

Të shtunën ai ishte në Prishtinë, gazetarja dhe prezantuesja, Irma Xhema ka realizuar një intervistë ekskluzive me të.

Willy tregoi se ka shumë miq nga Kosova dhe nuk është hera e parë që ka dëgjuar për vendin tonë por me të arritur këtu ka mësuar më shumë për historinë e shqiptarëve.

E të gjitha femrat që janë kurioz për statusin e tij Monfret ka treguar se është single për momentin./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=OWMcQPVwlf8&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm