Ekskluzive: Fotot private të Aleksias dhe Romeos që ngrisin një dilemë!

By

Lidhja mes Romeo Veshajt dhe Aleksia Peleshit (të paktën) publikisht duket si një kapitull i përfunduar.

Një prej romancave më të komentuara publikisht së fundmi mendohet të ketë mbaruar, marrë shkas edhe nga deklaratat e protagonistëve.

Peleshi, në disa paraqitje publike foli për këtë pjesë duke u shprehur:

““Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.

Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.”

Por, gjurmët e Romeos, Aleksia nuk i ka fshirë ende në një hapësirë tejet private të saj.

Bëhet fjalë për llogarinë që Peleshi ka në Instagram, përpos asaj publike. Trendi i dy llogarive është prezent në mesin e fytyrave publike.

Aty, ende janë fotografitë në momente private me Romeon, të shkrepura e të postuara kryesisht gjatë vitit të kaluar.

Përkundër se llogaria është e kufizuar në vetëm një ‘grusht’ njerëzish, Prive.al ju sjell disa foto nga raporti të cilat nuk i kemi parë asnjëherë më herët.

Për çudinë e shumëkujt, në një raport që publikisht dihet i përfunduar, fotot edhe sot, mbesin aty, mbase si një kujtim i bukur i një kohe të bukur të kaluar bashkë. Apo e vërteta qëndron ndryshe? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm