Einxhel lë shtëpinë e Big Brother për trajtim në spital

By

Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja ka thyer krahun. Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother.

Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’ e duke dashur të kalojë në anën tjetër, rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun.

Banorët e tjerë fillimisht nuk e besuan mirëpo më pas u ngritën për ta ndihmuar.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndërakaq, së fundmi produksioni erdhi me një lajmërim për gjendjen shëndetësore të Einxhel.

Asaj i duhet të lë shtëpinë për trajtim në spital dhe gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm