Këngëtarja e famshme shqiptare Edona Llalloshi, të enjten mbushi 29-të vjet.
Llalloshi ka marrë shumë urime nga fansat e saj, miqtë kolegët e publiku, por mbrëmë ajo është befasuar këndshëm nga dikush.
Derisa po priste të niste interpretimin në një dasmë në Tetovë, dasmorët i kanë kënduar asaj këngën e ditëlindjes “Shumë urime për ty”, ndërsa Edona e emocionuar del t’i përshëndesë të gjithë ata.
Videon nga kjo mbrëmje, Llalloshi e ka publikuar në Instagram, ku shprehet shumë mirënjohëse për befasinë. /Prive.al