Edhe njëherë u përfol për ndarje nga gruaja, Meda flet për Prive
Para disa ditësh, emri i këngëtarit Mehdin Përgjeqaj u lakua sërish nga mediat rozë.
Dhe edhe njëherë për të njëjtën arsye: ndarja nga gruaja.
Në profilin e këngëtarit u publikua një foto e tij bashkë me gruan, Lulen mbi të cilën shkruante: ‘tradhtare fajtore, s’meriton të flasë por meriton përjetë t’mallkoj e në fund të vras’.
Fotografia përmbante edhe një përshkrim në të cilin thuhej: ‘Publikisht sot me daten 10 Shtator 2018 ndahem nga gruaja ime’.
Mesa duket Meda e pati radhën për t’ju hakuar Instagrami, pasi vetëm pak ditë më parë çifti ishte për pushime në bregdetin turk bashkë me fëmijët e tyre, ku shiheshin shumë të lumtur.
Pasi Prive kapi këtë postim, profili i Medës nuk ekziston më në këtë rrjet social ndërsa për Prive Meda e ka konfirmuar se Instagramin e kishte të hakuar në momentin e këtij postimi.
“Më kanë hakuar instagramin dhe kanë publikuar gjëra që s’janë të vërteta”, ka thënë Meda, duke i mohuar deklaratat e publikuara në profilin e tij në Instagram. /Prive.al