Edhe Mozzik e pranon se vuan nga ankthi, por pse ndodh ky çrregullim te të famshmit?

By

Shumë njerëz kanë përjetuar ndjenjën e ankthit, disa dinë ta adresojnë e disa nuk e kuptojnë se çka në realitet po ndodh me ta.

Çrregullimet e ankthit formojnë një kategori të diagnozave të shëndetit mendor që çojnë në nervozizëm, frikë dhe shqetësim të tepruar, në disa raste nxitet nga stimuj të jashtëm të identifikuar e në raste tjera individi nuk është në gjendje ta kuptojë gjenezën e kësaj ndjenje.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, edhe Mozzik ka treguar se prej kohësh vuan nga ankthi.

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Kur shohim një njeri të famshëm, shpesh mendojmë se ata kanë gjithçka që dikush mund të dëshirojë – famë, pasuri, një punë që ata duan dhe fuqi. Nga kjo jetë e idealizuar që ne parashikojmë për ta, shpesh vjen me një supozim të rremë se jeta e tyre duhet të jetë e përsosur.

Por ky supozim është thjesht i pasaktë, pasi të gjithë përballen me sfida në jetë. Për çrregullimet e ankthit nuk ka rëndësi nëse keni një milion euro në bankë ose një pagë minimale. Çështjet e shëndetit mendor nuk diskriminojnë, dhe asnjë sasi e pushtetit nuk e bën dikë imun ndaj ankthit.

Mirëpo fama dhe pasuria ka anën e errët të saj, që nganjëherë kalon atë të bukurën. Të famshmit kanë probleme si ne dhe mungesa e privatësisë sikurse dhe lakimi i emrit të tyre në media, bën që shumë të kenë frikë vet prezencën e tyre në botë dhe të mos mund të menaxhojnë jetën personale dhe publike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm