Dafina Zeqiri së shpejti sjell surprizën e radhës!

By

Padyshim që Dafina Zeqiri, është njëra ndër artistet më aktive në skenën e muzikës me prurje të reja muzikore.

Këtë e dëshmon kohë pas kohe, duke sjellë projekte të ndryshme muzikore për ndjekësit e saj.

Kësaj here ajo zbuloi befasinë e radhës të saj!

Dafina Zeqiri së shpejti do të sjellë videon muzikore të një prej këngëve të albumit të saj “Dafinë Moj”.

Kënga e shoqëruar me videoklip do të publikohet më datë 14 shkurt.

Këtë e bëri të ditur këngëtarja përmes një postimi në InstaStory-n e saj.

Së fundmi këngëtarja publikoi videoklipin e këngës “Tduh-duh” që është në bashkëpunim me Dj Geek. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm