Zgjedhjet e parakohshme parlamentare i kanë mobilizuar shumë fytyra publike.
Disa prej tyre kanë zgjedhur të bëhen vetë pjesë e listave të kandidatëve teksa të tjerë janë duke përkrahur kandidatë në garë.
Njejtë ka vepruar edhe prezantuesja shqiptare Albana Osmani e cila ka vendosur të ‘përzihet’ pak në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Përkrah një fotografie me kandidatin nga radhët e AAK-PSD, Gani Dreshaj ajo është shprehur: ‘Desha vetëm të rikujtoj këto fjalë atëherë kur duhet të bëni diferencën. Unë për vete do të zgjidhja një zotëri që i del për Zot shpisë e vatanit me vepra. Respekt’.
Biznesmeni Dreshaj duket të ketë ndihmuar paraprakisht fondacionin ‘Ti je një luledielli’ të prezantueses dhe duket që ky të ketë qenë shkaku i respektit që ka fituar ish-deputeti tek Osmani e cila po i mungon ekranit pas largimit definitiv nga Top Channel për të cilin raportoi ekskluzivisht Prive.al muaj më parë. /Prive.al