Ed Sheeran në telashe ligjore për këngën “Shape of You”

By

Ed Sheeran është urdhëruar nga një Gjykatë e Lartë të zbulojë se kë ndjek në internet si pjesë e një hetimi ligjor mbi pretendimet se ai ka plagjiatarizuar këngën e tij hit Shape of You.

Muzikanti flokwkuq, 30 vjeçar, duhet gjithashtu të dorëzojë regjistrime dhe shënime në lidhje me këngën, duke përfshirë çdo gjë nga telefoni, tableti, laptopi ose studiot e tij, sipas The Sun.

Shape of You u ngjit në krye të listave muzikore anembanë botës pas publikimit të saj në 2017-ën, megjithatë muzikanti Sami Chokri, 29 vjeçar pohon se është një ripërtëritje e këngës së tij të vitit 2015 “Oh Why”.

Sheeran, këmbëngul se ai kurrë nuk e ka dëgjuar këngën dhe avokatët e tij argumentojnë se akuzat po dëmtojnë reputacionin e tij si një këngëtar dhe autor këngësh i besueshëm, fitues i çmimit Grammy.

Me të gjitha honoraret të ngrira që nga viti 2018, ai dhe bashkë-shkrimtarët e tij në Shape of You, Johnny McDaid, 45 vjeç i Snow Patrol dhe Steve McCutcheon, 49, janë aktualisht në proces të paditjes së Chokri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm