Einxhel vazhdon të jetë akoma e sikletosur për puthjen me DJ Dagz: “Nuk bëra gjë”

By

Dy ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë romantike, teksa të dy po ndanin shtratin bashkë.

Pas asaj nate, ajo diskutoi për puthjen me miken e saj brenda shtëpisë, Beniadën.

Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën ku duket se Einxhel ishte mjaft e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, u shpreh ajo.

Përvec diskutimit me Beniadën, Einxhel ka diskutuar edhe me Beatrix e cila ka një lidhje romantike me Donaldin të krijuar brenda shtëpisë.

Ajo i thotë Beatrix, se ishte vetëm një ‘baby kiss’ dhe se ajo nuk e inicioi.

Më pas Beatrix e pyet, “Po si të bën të ndihesh kjo? Unë kështu si psikologe, është normale të ndihesh kështu, përderisa e ke lënë e ke qejf.”

“E kam tepruar me pak fjalë, e di që ishte një baby kiss, disa domethënë…”, ia kthen Einxhel. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm