Fjoralba Ponarin e tradhton fustani në skenë dhe e menaxhon si një kampione!

By

Për shumë kohë tani, Fjoralba Ponari është pjesë e ekraneve shqiptare duke moderuar emisionin e humorit, “Portokalli”.

Rëndom siç ndodh çdo fund vit, emisioni humorisitik erdhi me një edicion më të zgjatur për ndërrimin e motmoteve.

Por, gjatë mbrëmjes së gjatë një incident i vogël ndodhi me fustanin e moderatores, dhe një nga ndjekësit e saj e vuri re.

Në një moment gjatë prezantimit ajo shihet duke mbajtur dekoltenë me duar dhe në anën tjetër Salsano Rrapi që e vë në dukje.

Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Teksa i përgjigjej një ndjekësi, moderatorja shpjegon edhe çfarë kishte ndodhur atë moment.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar për fat të keq nga grimi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan ajo duke qeshur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm