Justin Bieber tani ka një frizurë të re.
Të martën 24 vjeçari, krijuesi i hitit “What do you mean” ka debutuar me kokën e rruar në një fotografi të Instagram Stories.
Pamja e re vjen ca muaj pasi Bieber ishte zotuar se nuk do t’i priste kurrë flokët e tij.
Në muajin maj, Bieber kishte publikuar një video në Instagram, ku shkruante: “Flokë të gjata dhe s’po ma ndien”, ndërsa më pas në një fotografi kishte shkruar se do t’i rriste flokët deri te gishtërinjtë e këmbëve. /Prive.al